Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte mban koncert në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”në Gjakovë

0
73

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte mban koncert në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” (Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’) në Gjakovë prej orës 19:00.

Nën drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja nga Tirana, orkestra do të interpretojë disa nga veprat simfonike të klasikëve shqiptar, mes tjerësh: Çesk Zadeja (Poema Simfonike “Skënderbeu”, Thoma Gaqi (Valle shqiptare nr.2), Rexho Mulliqi (Baresha) dhe Rauf Dhomi (Uvertura “Goca e Kaçanikut”).

Koncerti organizohet në pajtueshmëri me masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Bartja e maskës është e obligueshme.

Për pjesëmarrje në koncert drejtohuni tek hyrja e teatrit, 30 minuta para fillimit të koncertit.