Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është larguar nga tregu në Kosovë

0
138

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin  nga RASFF sistemi, për kontaminimin e  orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. I paketuar me qese plastmase  si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimi  në çfarëdo mënyre tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër.

Sot inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë nga shitja. Sasia e gjetur  neper pikat shitëse nga distributori  menjëherë është asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë. Pas grumbullimit të gjithë sasisë të asgjësohet në prezencë të autoritetit kompetent.

Njoftojmë të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, në raste se e hasin në shtije produktin, oriz “Brown Rice Basmati organic” 500 g, mos ta blejnë. Po ashtu në rast se e kanë blerë, mos ta konsumojnë por ta kthejnë në vendin e blerjes. Mbi secilin lajmërim apo ngritje e dyshimit nga sistemet e lajmërimit të organizatave ndërkombëtare të ushqimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë sikurse vendet tjera, për ta larguar sa me parë produktin nga tregu.