Organizohet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit në Prishtinë

0
275

Nga data 17 deri më 19 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit “AGROKOS”.

Ky panair konsiderohet si më i rëndësishmi i fushës së agrobiznesit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij projekti është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke u mundësuar bizneseve promovim të nivelit me standarde të larta të certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtarë i Panaireve me seli në Francë.

Këtë vit vijnë në AGROKOS mbi 85 kompani të organizuara në pavijone të përbashkëta si dhe në pjesëmarrje individuale.

Ky panair po organizohet për të 18-in vit me radhë.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, data 17, 18 dhe 19 nëntor do t’i kushtohen panairit “AGROKOS 2018”./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu