Organizohet edicioni i dytë i “Prishtina Jazz Week”

0
208

Këtë vit organizohet edicioni i dytë i “Prishtina Jazz Week”. Nga data 4, deri më 7 mars, në Prishtinë do të përformojnë muzikantë të njohur ndërkombëtar e vendor, shkruan OxygenPress.

Gjithashtu, për katër ditë me radhë organizohen diskutime, shfaqje të filmit për muzikën jazz dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë këtë muzikë.

Për “Prishtina Jazz Week” ka njoftuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Shkojmë me edicionin e dytë të Prishtina Jazz Week. Super artistë në super venue – Kino Armata. Me super udhëheqje të Nesim Maxhuni dhe mbështetje të Komunës së Prishtinës ju ftojmë qe të bashkangjiteni në javën e Jazz”, ka shkruar Ahmeti./OxygenPress.info