Organizohet ankand për mbledhjen e fondeve për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha

0
954

Artistët kanë vendosur të organizojnë një ankand për piktura, ku fondet e mbledhura do të shkojnë për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha.

Ky ankand do të mbahet në ‘Menza Ramiz Sadiku’, sot me 21 nëntor nga ora 18:00.

Artistët që i kanë dhuruar pikturat në shitje janë Luan Mulliqi, Zake Prelvukaj, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci, Arben Shala, dhe shumë të tjerë. Ky organizim do të jetë i udhëhequr nga aktori Fatmir Spahiu.

Komuniteti artistik me nderimet më të larta fton të gjithë që kanë mundësi dhe dëshirë për një vepër arti të jeni të pranishëm në ankand dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në grumbullimin e fondeve.

Burbuqe Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni për transplantim të veshkës në Gjermani. Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë ajo ka ndarë një shumë prej 15 mijë eurove, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për shpëtimin e saj kapin shumën rreth 80 mijë euro.