Orëve të pasdites zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima

0
57

Ditën e premte do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites dhe vonë në mbrëmje ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.
Fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore, pasditen e së premtes dhe në fundjavë do të shtrihen mbi rajon. Ditëve të fundjavës pritet destabilizim i motit dhe rënie e lehtë e temperaturave, kohëpaskohe me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të shtunën vende-vende reshjet mund të jenë më intezive, me mundësi edhe për breshër.
Në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të mbajë mot i nxehtë, por i ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Nga mesi i javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë përsëri kushte për reshje shiu, derisa temperaturat mund të pësojnë rënie më të theksuar.
Indeksi i rrezeve UV të premten mbetet në vlera shumë të larta, e në fundjavë me tendencë të rënies në vlera mesatare dhe të larta.

14.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje më vonë, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 32C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 8.
15.08.2020 – Vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 28C, e në vise malore 14C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-6m/s. Indeksi UV: 7.