Orari i ndeshjeve të fundjavës

0
38

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së dytë në IPKO Superligë. Kjo javë nis te premten me ndeshjen Drenica-Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ndërkaq dy ndeshje zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, teksa ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për shkak të ruajtjes së fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e kombëtares. Ndërkohë këtë fundjavë nis edhe edicioni i ri në Ligën e Parë.

Orari i ndeshjeve
IPKO Superliga – java e 2-të
E premte, 23.08 – 17.00
Drenica – Llapi

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ferizaj – Gjilani
Ballkani – Feronikeli

E diel, 24.08 ora 17:00
Drita – Flamurtari
Vushtrria – Trepça ’89
Prishtina – Dukagjini, shtyhet – luhet më 25 shtator.

Liga e Parë – java e 1-rë
E premte, 23.09 – 17:00
Malisheva – KEK-u

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ramiz Sadiku – Dardana

E diel, 25.08 – 17:00
2 Korriku – Vitia
Istog: Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ulpiana – Istogu
Besa – Vllaznia
Trepça – Liria (zhvillohet në “Riza Lushta”)