Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit të nxënësve për COVID-19

0
91

Në të gjitha shkollat e vendit të cilat do të fillojë procesi mësimor më 14 shtator ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

Këtë e bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me anë të një njoftimi për media.

“Bazuar në vendimin eministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19”.

“Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet në njoftim.