Ofertë prej 100 milionësh për yllin “e panjohur”

0
39

Manchester United është duke kaluar një periudhë me shumë tensione, qoftë për shkak të rezultateve të dobëta, qoftë për shkak të atmosferës brenda skuadrës.

Mirëpo, këto fakte nuk e kanë penguar gjigantin anglez të futet në garë për mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele.

Sipas gazetës britanike “Mirror”, klubi nga “Old Trafford” është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për talentin francez, i cili është vetëm 21 vjeç.

Në garë për këtë mesfushor janë edhe skuadra tjera të mëdha evropiane, si: Manchester City, Barcelona dhe Tottenham.

Vetë futbollisti ka thënë se ende nuk ka asnjë preferenceë për të ardhmen e tij, ndërkohë që presidenti i skuadrës franceze Jean Michel Aulas tashmë e ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh, të cilën e ka vlerësuar shumë të ulët për kartonin e mesfushorit./OxygenPress.info