O’Connell: Në rastin e Sami Lushtakut, gjyqtari shqiptar bllokoi punën në EULEX

0
45

Ambasadari britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka folur për rastin e Sami Lushtakut e edhe për rastin e “Currit” dhe të tjerëve lidhur me fajden.

Ai thotë se sistemi në Kosovë është dizajnuar për të mos dënuar njerëzit që kanë lidhje politike.

Sipas tij, në Kosovë ka njerëz që politika i mbanë në punë por thotë se ka edhe njerëz profesionist, e që ata janë shpresa.

“Në rastin e Sami Lushtakut, EULEX-i nuk e ka kryer punën e vet, fatëkqesiaht, rasti është trasferuar te gjykatësit e Kosovës. Por EULEX-i nuk e ka ba, nuk ka pas faj EULEX-i. Krej kohën bëjnë reklamën që EULEX-i nuk ka bërë punën e vet, pse? Sepse njëri nga gjyqtarët ka qenë i Kosovës edhe gjithëmonë bllokon procesin: O e kam një ditë në maj, pastaj i kam dy ditë të lira në gusht, dhe si mund të gjykohen këhstu senet e tilla? Kjo është strategjia, për të pritur derisa kalon afati edhe lirohen. Kjo po ndodh, është e qartë kush ka faj. Në këtë rast sistemi i Kosovës është dizajnuar për të mos i dënuar njerëzit që kanë lidhje politike”, thotë ai.

Ai ka përmendur edhe prokurorin Armend Hamitin i cili së fundmi ka paditur persona për fajde.

O’Connell e quan trim këtë prokuror dhe thotë se edhe pse flitet që politika ka lidhje, ai guxoi të merret me rastin.

“Ai i ka paditu dhe filumuar, dhe duhet të shkoj deri në fund. Duhet të hetohet mirë, duhet të gjykohen masandej shkon në Apel, Apeli duhet ta kryej punën siq duhet dhe jo si ëhstë bërë deri tash, në një kohë të caktuar. E masanej kur të shkojnë në burg duhet të rrijnë aty, e jo hyn nga dera dil nga dritarja. Nuk është e vështirë. Dhe nëse nuk bëhet ashtu, politikani duhet të merr masat kundër tyre në sistem që nuk i kanë bërë, dhe nëse politikani nuk vepron, njerëzit nuk duhet t’i votojnë më”, tha ai në emisionin Oxygen.

O’Connell ka shpjeguar se kur ai shpreh zhgënjimin me ato çfarë po ndodhin në Kosovë, nënkupton se edhe Londra është e zgënjyer. /Oxygenpress.info