OBT: BM të fillojë ndarjen e vaksinave antiCOVID-19 me kombet më të varfra

0
34

Kreu i ri i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, i bëri sot thirrje Britanisë së Madhe që të fillojë menjëherë nga dhënia e vaksinave për vendet e varfra, në vend që të presë derisa të ketë teprica.

“Nuk mendoj se duhet të presim për tepricat kur të tjerët të jenë shërbyer, Unë mendoj se çdo donacion që do të vijë duhet të vijë tani”, tha ajo për BBC.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është në interesin e vendeve të pasura, si edhe vendeve të varfra që të ketë qasje të barabartë në vaksina”, shtoi Okonjo-Iweala.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha dje në një takim virtual të udhëheqësve të G7-s se BM do t’i dhuronte vaksinat e tepërta, por vetëm pasi britanikët të ishin vaksinuar./ATSH