OBSH thotë se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të gjykuar në lidhje me vaksinën ruse Covid-19

0
45

Dr. Bruce Aylward, këshilltare e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha që nuk ka “informacion të mjaftueshëm deri në këtë pikë për të dhënë një gjykim të saktë” për vaksinën ruse që u njoftua këtë javë.

Duke folur gjatë një konference për Organizatën Botërore të Shëndetit të enjten, Dr. Aylward tha, se: “Ne aktualisht jemi në bisedë me Rusinë për të marrë informacion shtesë, të kuptojmë statusin e këtij produkti, hulumtimet klinike që janë ndërmarrë, dhe pastaj cilat janë hapat e ardhshëm” shkruan CNN.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Rus Vladimir Putin njoftoi miratimin e një vaksine kundër koronavirusit transmeton Gazeta Shneta.

Por, megjithatë shqetësimet e vazhdueshme dhe pyetjet mbi sigurinë dhe efektivitetin e kësaj vaksine ende vazhdojnë të jenë në mëdyshje.