OBSH: Rekord i ri botëror me infektime

0
53

Regjistrohet niveli më i lartë i rasteve të infektimeve me koronavirus globalisht, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 338 779 persona, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në faqen e saj të internetit.

Rekordi i mëparshëm ditor ishte regjistruar më 2 tetor me 330 340 infeksione.

Gjithashtu në 24 orët e fundit, vdekjet në botë kanë qenë 5 514.

”Ka shumë kompani në fazën përfundimtare të vaksinës, ne do ta kemi vaksinën në një kohë shumë të shkurtër, mendoj para zgjedhjeve, ndërkohë që FDA po vepron shpejt si kurrë më parë dhe po përshpejton kohën”, deklaroi dje presidenti amerikan Donald Trump në një video të postuar në Twitter.