OBSH: Ndotja e ajrit vret 600 000 fëmijë në vit

0
150

Ndotja e ajrit, si e jashtme dhe e brendshme, shkakton çdo vit vdekjen e rreth 600 000 fëmijëve nën 15 vjeç për shkak të infeksioneve të rënda në rrugët e frymëmarrjes, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ndotja e ajrit është duhani i ri”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në selinë e organizatës që është duke organizuar nga sot deri të enjten në Gjenevë konferencën e parë botërore mbi “ndotjen e ajrit dhe shëndetin”.

Me këtë rast, OBSH publikoi një raport ku tregon se çdo ditë, rreth 93% e fëmijëve nën 15 vjeç në botë thithin një ajër aq të ndotur sa që vendos në rrezik të rëndë shëndetin dhe zhvillimin e tyre./ATSH/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu