OBSH ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh global në kuadër të kërkimit të një vaksine antikoronavirus

0
35

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh global në kuadër të kërkimit të një vaksine antikoronavirus.

”Ekonomia globale mund të rikuperohet në mënyrë të qëndrueshme vetëm pasi virusi të jetë mundur kudo dhe për këtë arsye është gjithashtu në interesin kombëtar të vendeve për të bashkëpunuar”, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha duhet të bëhen kërkime për sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe jo të mbështetemi te kandidatët individualë.

“Kërkesa e tepërt dhe konkurrenca për furnizim tashmë po krijojnë nacionalizëm vaksinor dhe rrezikun e rritjes së çmimeve”, theksoi ai.

“Ky është lloji i dështimit të tregut që vetëm solidariteti global, investimet e sektorit publik dhe angazhimi mund ta zgjidhin”, shtoi Ghebreyesus.

Nëntë nga vaksinat e testuara klinikisht në botë do të jenë të disponueshme për vendet përmes një fondi të krijuar nën atë që OBSH e quajti ”Akses në mjetet Covid-19″.

Sidoqoftë, fondit i duhen 31,3 miliardë dollarë, sipas OBSH.

Përveç vaksinave, fondi gjithashtu do të ndihmojë në kërkimin dhe prodhimin e testeve dhe ilaçeve kundër Covid-19./ATSH