OBSH flet për rrezikshmërinë e imunitetit të tufës dhe vdekshmërinë e Covid-19

0
64

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh kundër lejimit të qëllimshëm të përhapjes së koronavirusit me shpresën e arritjes së të ashtuquajturit imunitet të tufës, duke thënë se ideja është joetike. “Imuniteti i tufës është një koncept i përdorur për vaksinimin, në të cilin një popullatë mund të mbrohet nga një virus i caktuar nëse arrihet vaksinimi,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë virtuale për shtyp.

Shën.red. Imuniteti i tufës, i njohur edhe si imuniteti i komunitetit ose popullsisë, është një formë e mbrojtjes nga sëmundjet infektive që arrihet përmes vaksinimit, ose përmes infektimeve të mëparshme. Sa më imune të jetë popullata, aq më e mbrojtur do të jetë pjesa tjetër e popullsisë, pasi individët imunë kanë më pak gjasa të transmetojnë virusin dhe një gjë e till prish zinxhirët e transmetimit.

“Imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ndaj tij,” tha Tedros. “Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur shpërthimit të një virusi, e lëre më një pandemie.”

Të mbështetesh arritjen e imunitetin të tufës në mënyrë natyrale do të ishte “shkencërisht dhe etikisht problematike”, shtoi kreu i OBSH-së. “Lejimi i një virusi të rrezikshëm të cilin ne nuk e kuptojmë plotësisht është thjesht jo etike. Nuk është një opsion.”

Ai gjithashtu theksoi shumë probleme shëndetësore afatgjata të infeksionit, të cilat studiuesit sapo kanë filluar t’i kuptojnë.

Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për virusin, tha në konferencën e së hënës se është vlerësuar që 0.6% e njerëzve që preken nga Covid-19 vdesin nga sëmundja. “Kjo mund të mos tingëllojë si shumë,” pranoi ajo, ndërsa theksoi se ishte “shumë më e lartë se për gripin”. Ajo vuri në dukje se “raporti i fatalitetit të infeksionit rritet në mënyrë dramatike me moshën”.

Burimi: Guardian, Anabel