OBSH: Finlanda ka ajrin më të pastër në botë

0
176

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri në Finlandë është më i pastërti në botë.

Cilësia e ajrit në Finlandë është më e mirë se ajo e çdo vendi tjetër në tokë, kjo sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të botuar nga Instituti Finlandez Meteorologjik.

Stacionet e monitorimit sugjerojnë se ka rreth 6 mikrogramë grimca të vogla për metër kub ajri në Finlandë, shifra më e ulët e regjistruar në mbarë botën. Cilësia e ajrit në Estoni, Suedi, Kanada, Norvegji dhe Islandë i afrohen kësaj shifre.

Pia Anttila nga Institutiti Meteorologjik thotë se ka arsye të qarta pse ajri finlandez është ndër më të pastërtit. Ajo thotë se vendet Nordike, Kanadaja dhe Estonia janë të gjitha larg nga përqendrimet e industrisë ndotëse.

“Për një kohë të gjatë ne kemi zbatuar mbrojtjen e mjedisit në sektorët industrial”, tha Anttila. “Makinat tona janë gjithashtu relativisht të mira në krahasim me automobilinë mesatare globale”./ Oxygen Show

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu