Objekti më i mirë hotelierik në Kosovë

0
49

Edhe pse çdo ditë po krijohen ndërmarrje hotelierike e shërbyese, jo shumë nga ato arrijnë të tërheqin vëmendjen e njerëzve, e aq më pak të vlerësohen me çmime për dizajnin e tyre.

Por, Bienalja e parë e Arkitekturës që u mbajt mbrëmjen e së mërkurës për herë të parë në Kosovë, ishte derë e hapur për projekte të guximshme e inovative, të tilla si ai i “Hostel Mami”-t të projektuar nga Ideal Vejsa, i cili u nderua me çmimin e parë në kategorinë “Ndërtesa më e mirë hotelerike-shërbyese”.

I finalizuar në vitin 2018, projekti sjellë një miks interesant ngjyrash karakterizuar edhe me detaje unike të trashëgimisë e kulturës.

Kujtojmë se për këtë kategori në garë ishte vetëm ky projekt.

Në Bienalen e parë të Arkitekturës u ndanë çmime të ndryshme në gjithsej 13 kategori./ndërtimi