Obeziteti shkak i shumë llojeve të kancerit

0
304

Llojet e kancerit të lidhura me obezitetin po rriten me një ritëm shumë më të shpejtë sesa në brezat e mëparshëm në Shtetet e Bashkuara.

Shoqata amerikane e kancerit thotë se shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj dhe paralajmërojnë se problemi kërcënon të përmbysë përparimin e arritur së fundi ndaj sëmundjes së rëndë.

Kjo shoqatë ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore, nga viti 1995 deri në 2014-n, duke i botuar studimet e saj te “The Public Health Lancet. Dekadat e fundit, provat që e lidhin kancerin me obezitetin janë shtuar ndjeshëm.

Studiuesit kanë zbuluar se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashës, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit, dhe një kancer gjaku (mikloma e shumëfishtë), janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç.

Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen tani me një ekspozim të parakohshëm dhe më afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës.

Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore. Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore.