OAK: Shteti po shkel të drejtat kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve

0
45

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), sot gjatë ditës ka mbajtur konferencë për media lidhur me shkeljen e të drejtave të qytetarëve dhe bizneseve.
Pikat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë kësaj konference ishin shkelja e të drejtave kushtetuese të garantuara me ligj të qytetarëve, numri i madh i punëtorëve të larguar nga puna i cili sillet rreth 30 mijë deri më tani si dhe sektorët të cilët u goditën më së tepërmi nga pandemia dhe mungesa e dorës së zgjatur të shtetit, e në mesin e të cilëve përfshihen sektori i prodhimtarisë, përcjellë nga HORECA, pastaj sektori i ndërtimtarisë, sektori i shitjes me pakicë dhe ai me shumicë.

E se gjendja ekonomike në vend nuk është aspak e mirë dhe se nëse vazhdohet në këtë mënyrë situata do të rëndohet edhe më tepër e përmendi edhe Fjolla Smaili zëdhënëse për media në OAK e cila ka thënë se bazuar nga të dhënat në terren që OAK ka grumbulluar del se deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë. Ndërsa nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk kemi përkrahjen e duhur nga shteti gjatë muajve në vijim numri mund të arrijë nga 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë të papunë.

E se me Kushtetutë janë të përcaktuar shumë qartë të drejtat dhe liritë e qytetetarit e thotë edhe Diellza Zeqiri nga zyra ligjore në OAK. Sipas nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , paragrafi 2 thotë që “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës gjinisë, fesë ose ndonjë statusi tjetër personal”, e që në këtë rast për shkak të statusit të tyre qytetarët e punësuar në sektorin privat nuk e patën trajnimin e njëjtë sikur ata të sektorit publik ka thënë në mes te tjerash, Zeqiri.

Me masat të cilat janë në fuqi, ku me vendimet e Qeverisë, disa bizneseve po i’u ndalohet e disa të tjerave po i’u kufizon ushtrimi i veprimtarisë, OAK konsideron se shteti është duke e shkelur nenin 49 të Kushtetutës e cila garanton të drejtën e punës dhe ushtrimin e profesionit.
Andaj, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që qytetarët e Republikës së vendit t’i trajtoj si të barabartë, duke i përkrahur në mënyrën e njëjtë me qëllim të përmisimit të jetës së qytetarëve në vend, duke filluar të sillet si shtet i qytetarëve të tij.

OAK, kërkon poashtu që shteti të i’u dal në ndihmë bizneseve me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike pas krizës së shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID19, me qëllim që bizneset sado pak të arrijnë t’i mbajnë punëtorët në vendet e tyre të punës ashtu që të mos rrezikohet mirëqenia e familjeve kosovare.
Përndryshe, Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndetë ҫdo inciativë të marrë nga Qeveria e Kosovës për të mbështetur bizneset në vend.
Në këtë konferencë për media OAK u përfaqesua nga nga Fjolla Smaili zëdhënëse për media dhe Diellza Zeqiri zyrtare ligjore në OAK.