“O popull, ç’të bëjnë, të japën lodra të luash , të mbajnë me përralla”

0
126

Nga Dritëro Agolli

Gënjeshtrat
O popull,ç’të bëjnë!
Të japën lodra të luash ,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash ,
Pa zhurmë e andralla ,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë ,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:
pusho, mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët .
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“Gërvisht e fito ” në letra ,
Dhe ti gërvisht me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra ,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-at ,
Kur zhveshur kercejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në skenë.
O popull, ç’tê bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin ,
Të bëhesh fëmijë i duruar ,
Mos njohësh telashin dhe sherrin .

1996