O miku i shqiptarëve, shqiptarët asnjëherë nuk do të të harrojnë

0
82

Senatori Johan McCain, pa dyshim ishte miku më i madh i shqiptarëve dhe i pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kan qenë të bekuar që kan pasur miq të tillë si Amerika dhe senatori McCain. Le të prehet në paqe miku ynë i madh e i paharruar.

Në vitin 1913, po të mos intervenonte kundër Serbisë miku i atëhershëm i shqiptarëve – Austrohungaria, sot në Ballkan nuk do të kishte më asnjë shqiptarë,si që nuk ka në Nish, Leskovc e Vranjë. Serbia kishte planifikuar që gjysmën e shqiptarëve ti vriste dhe gjysmën ti dergonte në Anadoll.

Në vitin 1998, po të mos intervenonte Amerika e Johan McCain, Millosheviqi kishte planifikuar që shqiptarët ti hidhëte në Adriatik me gjithë Shqipërinë e vogël.

Një numër shumë i vogël do të mund ta kalonin Adriatikun dhe të iknin në Itali.

Rrnoftë Amerika e cila na shpëtoi nga Serbia dhe vazhdon të kujdeset për shqiptarët e ndjerë, që gjithëmon kan punuar dhe vazhdojnë të punojnë pët të tjerë.