Nutella sot ka ditën e saj!

0
96

Dita Botërore e Nutella-s u festua për herë të parë në vitin 2007. Ideja për këtë ditë erdhi nga Sara Rosso, një blogere amerikane që jetonte në Itali në atë kohë.

Dashuria për produktin e bëri atë që të shënojë këtë ditë, e që më vonë u përqafua edhe nga njerzit e tjerë të cilët këtë e shprehën përmes rrjeteve sociale.

Edhe kompania “Ferrero” e cila e prodhon këtë produkt, ka bërë disa gjëra mjaft kreative për të mbështetur Ditën Botërore të Nutella-s, gjë që ndikoi në përhapjën edhe më shumë të kësaj dite.

Ata që e konsumojnë, thonë që cdo ditë me Nutella, është një dita me e mirë e jetuar ndonjëherë.

Për të festuar ditën e Nutella-s, ju mund të provoni të konsumoni atë në receta të ndryshme.

Si shenjë feste, ju mund edhe të shpërdani Nutellen me miqtë tuaj.

Është ushqimi i preferuar sidomos për fëmijët, por edhe të rriturit. Mëngjesi me Nutella është më i zakonshmi në të gjithë botën.

Por, ju duhet të dini që nuk duhet të konsumoni shumë shpesh këtë product.

Një kavanoz Nutella përmban 67 për qind yndyrë dhe sheqer të përpunuar. Dy lugë gjelle (37 gram) Nutella përmbajnë 200 kalori, 11 gramë yndyrë, 3.5 nga të cilat janë të ngopura, dhe 21 gramë sheqer. Po ashtu, lajthitë që përmban Nutella ia shtojnë kaloritë me 250 deri 300 kalori, dhe 12 deri në 16 gram yndyrë./OxygenPress.info