Numri i rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Gjakovës ka filluar të rritet jashtëzakonisht shpejtë

0
94

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Gjakovës ka filluar të rritet jashtëzakonisht shpejtë!

Për këtë arsye, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i informon qytetarët për masat e reja mbrojtëse që do t’i nisë Komuna e Gjakovës.

“Shumë shpejtë, Komuna e Gjakovës do të nisë me masa të reja mbrojtëse, më ndryshe. Nga stafi administrativ do të fillojmë t’i lirojmë disa, ata do të angazhohen në punë online nga shtëpia për shkak se duhet të kujdesemi që të parandalojmë mbylljen e shërbimeve. Ndërsa, punën me palë do ta ndërpresim, përveq rasteve esenciale” deklaroi Kryetari Gjini duke pohuar se brenda institucionit të komunës ka raste pozitive të cilët janë në izolim, kurse një pjesë po testohen.

“Lutja ime ndaj qytetarëve të komunës tonë është që të kenë kujdes të shtuar pasiqë numrat e fundit dëshmojnë se virusi është në mesin tonë. Të mos dalin pa nevojë, të mos grumbullohen nëpër ahengje sepse ato mund të rezultojnë me numër të madh të rasteve të reja. E kuptojmë që kjo situatë i shqetëson të gjithë por nuk guxojmë të rrezikojmë për një situatë tjetër të mbylljes. Shpresoj të gjej mirëkuptimin e qytetarëve dhe secilit individ që të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit” ka theksuar Kryetari Gjini.