Numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në vitin 2019 ishte 13 518 persona

0
71

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2019.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet shëndetrësore, publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ky publikim ofron të dhëna për: aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, shërbimet paraklinike, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, të sëmurët me sëmundje malinje, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në vitin 2019 ishte 13 518 persona, prej tyre 3 555 ishin mjekë specialistë, 8 386 infermierë dhe 1 577 staf jo-mjekësor.

Numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 12 315 627 shërbime, prej tyre në mjekësi familjare ishin 3 953 887 vizita, në stomatologji ishin 434 668 vizita, në laboratore ishin 2 321 902 shërbime, si dhe në intervenime dhe shërbime të veçanta ishin 5 605 170 sosh.

Në spitalet e përgjithshme kishte 380 111 ditë shërimi, me 86 595 pacientë të shtrirë, ku 18 199 ishin operuar.

Po ashtu janë realizuar 880 367 vizita ambulantore, ndërsa janë kryer 1 617 969 shërbime (parametra) laboratorike.

Gjatë vitit 2019, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë 487 238 ditë shërimi, me 78 662 pacientë të shtrirë, ku 23 905 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 306 919 vizita diagnostike për pacientë; 596 632 vizita ambulantore; 463 924 shërbime laboratorike; dhe 582 617 shërbime të veçanta.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar 380 327 shërbime stomatologjike në total, prej tyre rreth 63 861 vizita kontrolluese; 97 530 shërbime për pacientë jashtë Prishtinës, etj.

Numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit 2019 ishte 2 652 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 65-69 vjeçare me gjithsej 394 raste.

Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2019, në të gjitha spitalet publike të Kosovës ishte 126 596 raste, ndërsa numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 199 082.

Numri i të prekurve me TBC ishte 611 persona, prej tyre 301 ishin femra dhe 310 meshkuj.

Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 117 persona, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja “Infiltratio pulmo/SARI” ( me dg. përcjellëse), gjithsej 41 persona.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 23 858 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe nga ta, 14 786 janë femra dhe 9 072 meshkuj.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 561, prej tyre 25 spitale dhe 1 536 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj.

Nga gjithsej 1 561 institucione private shëndetësore, të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 415 sosh, ose 25.15% e numrit të përgjithshëm të institucioneve të licencuara private