Nuk u përfshin në Ligjin për Rimëkëmbje, studentët me aksion para Qeverisë

0
102

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirje të studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Klan Kosova.

Ata para Qeverisë vendosën një pako të zezë me mesazhin “Ndihma e Qeverisë për studentë”.

Dionit Kabashi, nga kjo organizatë theksoi se ende pa nisur viti akademik i janë drejtuar me 13 kërkesa Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasojë e COVID-19 që i ka prekur ata dhe familjet e tyre”.

Kabashi theksoi se përmes aksionit simbolikë po shprehin pakënaqësitë se si qeveria në një ligj qindra milionësh nuk gjet vend për studentët e këtij vendi.