“Nuk shqetësohem se ata vodhën idenë time, më shqetëson që ata nuk kanë…”

0
589

Një nga shpikësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Nikolla Tesla, “gjeniu që ndezi botën”, është i mirënjohur për spiralen Tesla (e cila hodhi themelet për teknologjitë pa tel), zhvillimin e sistemit elektrik të rrymës alternative, ndërsa është gjithashtu i kredituar për zbulimin e fushës magnetike rrotulluese.

Tesla është gjithashtu njeriu që qëndron pas shumë shpikjeve të tjera të mëdha, por për shkak se ai harroi të shkruante shumë nga idetë e tij, të tjerët i përdorën ato në avantazhin e tyre për t’u bërë të pasur dhe të famshëm.

Tesla asnjëherë nuk u kujdes për paratë; ajo që ai dëshironte më shumë ishte sigurimi i energjisë elektrike falas në botë. Sidoqoftë, një projekt i tillë kishte nevojë për investitorë dhe, pavarësisht se i gjetën, ata përfundimisht filluan të dyshojnë në sistemin e tij. Kjo çoi në falimentim dhe kulla që ai kishte ndërtuar duhej të shitej në mënyrë që të mbulonte borxhin e tij.

Nikola Tesla nuk ishte kurrë tipi martesor, pasi ai mendonte se të qenit në një lidhje do të ndërhynte në punën e tij. Por duke qenë se shumica prej nesh ka nevojë për një shpirt tjetër për të na shoqëruar dhe për të na kuptuar, Tesla pati një marrëdhënie shumë të veçantë me pëllumbat e tij.

Tesla na tregoi se gjithçka është e mundur kur të përpiqeni sa duhet, trashëgimia e tij vazhdon të jetojë edhe sot e kësaj dite, dhe ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për këtë mendje të bukur.

Këtu janë 25 thënie të Nikolla Tesla për të zbuluar gjeniun brenda jush dhe të bëheni shpikësi i ëndrrave tuaja.

Nëse doni të zbuloni sekretet e universit, mendoni në terma të energjisë, frekuencës dhe valëve.

Nuk shqetësohem se ata vodhën idenë time … Mua më shqetëson që ata nuk kanë ndonjë të tyre.

Shkencëtarët e sotëm mendojnë thellë në vend që të mendojnë qartë. Dikush duhet të jetë i shëndetshëm mendërisht për të menduar qartë, por njeriu mund të mendojë thellë dhe të jetë mjaft i çmendur.

Nga të gjitha gjërat, më pëlqyen më shumë librat.

Lëreni të ardhmen të tregojë të vërtetën dhe vlerësojëni secilin sipas punës dhe arritjeve të tij. E tashmja është e tyre; e ardhmja, për të cilën kam punuar vërtet, është e imja.

Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ato ndahen, njeriu nuk është më.

Nuk mendoj se mund të përmendësh shumë shpikje të mëdha që janë bërë nga burra të martuar.

Mbi mua po rritet vazhdimisht ndjenja se kisha qenë ndër të parët që dëgjova përshëndetjen e një planeti ndaj një tjetri.

Nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike, do të ndizte tërë botën.

Truri im është vetëm një marrës, në Univers ka një rrënjë nga e cila marrim njohuri, forcë dhe frymëzim.

Të gjithë duhet ta konsiderojnë trupin e tyre si një dhuratë të paçmuar nga ai që na do mbi të gjitha, një vepër e mrekullueshme arti, me një bukuri të papërshkrueshme dhe mister përtej konceptimit njerëzor, dhe aq delikat saqë një fjalë, një frymë, një vështrim, jo, një mendim mund ta vrasë atë.

Jeta është dhe do të mbetet gjithnjë një ekuacion i pamundur për t’u zgjidhur, por ajo përmban disa faktorë të njohur.

Ne dëshirojmë ndjesi të reja, por shpejt bëhemi indiferentë ndaj tyre. Çuditë e djeshme sot janë dukuri të zakonshme.

Shpikja është produkti më i rëndësishëm i trurit krijues të njeriut. Qëllimi përfundimtar është zotërimi i plotë i mendjes mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore për nevojat njerëzore.

Sikur vetëm ta kuptonit madhështinë e 3, 6 dhe 9, atëherë do të kishit çelësin e universit.

Ajo që një njeri e quan Zot, një tjetër e quan ligjet e fizikës.

Nuk është dashuria që ju bëni. Është dashuria që ju jepni.

Por instinkti është diçka që kapërcen dijen. Ne kemi, padyshim, disa fibra më të imëta që na mundësojnë të perceptojmë të vërtetat sepse vetëm me anë të deduksion logjik, ose ndonjë përpjekje tjetër trunore, do të ishte e kotë.

Kaq befasuese janë faktet në lidhje me këtë, sa duket sikur Krijuesi, vetë ai, e kishte projektuar elektrikisht këtë planet…

Shumica e personave janë aq të zhytur në soditjen e botës së jashtme saqë janë plotësisht të pavëmendshëm ndaj asaj që po ndodh brenda vetes.

Me siguri, disa planetë nuk janë të banuar, por të tjerë janë, dhe në mesin e tyre duhet të ekzistojë jeta në të gjitha kushtet dhe fazat e zhvillimit.

Paqja mund të vijë vetëm si pasojë natyrore e një përndritjeje kolektive dhe shkrirjes së racave, dhe ne jemi akoma larg kësaj ndodhie të lumtur.

Ndërsa rishikoj ngjarjet e jetës sime në të kaluarën, kuptoj se sa imëta janë ndikimet që formojnë fatet tona.