“Nuk ndahet dashuria, nuk ndahet si kafshata e bukës”

0
74

Nga MIHAL HANXHARI

Nuk ndahet dashuria
Nuk ndahet si kafshata e bukës
Në ditë zie
Ajo falet e gjitha
Dhe kur të ndjesh vdekjen tënde
Atëherë do kuptosh
Që ke dashuruar plotësisht
Ah mos prit të verë dorë
Mbi ballin tënd plot pluhur
Mos prit të dallosh në aq zëra
Zërin që do
Mbylli sytë e mos u kthe më
Kurrë më…
*Titulli i origjinalit: “Nuk ndahet dashuria”