Nuk ka përhapje të variantit të ri brazilian të Covid-19 në Britani

0
44

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock deklaroi se nuk ka asnjë përhapje të mëtejshme në komunitet të variantit të ri shumë ngjitës të koronavirusit brazilian, pavarësisht se personi i gjashtë, i diagnostikuar me këtë virus, nuk është gjurmuar ende.

Hancock theksoi se qeveria ka “një shkallë të lartë besimi” se në pesë nga gjashtë rastet e variantit të ri në Britaninë e Madhe, të konfirmuar të dielën e shkuar, personat kanë izoluar veten dhe ndoqën udhëzimet e qeverisë.

“Nuk ka asnjë provë që rasti i gjashtë nuk i ka respektuar rregullat … rasti i gjashtë ishte më 12 ose 13 shkurt, pra dy javë më parë, dhe ne nuk kemi parë transmetime të mëtejshme zinxhir në të dhënat që ne monitorojmë nga shumë afër”, u tha ai gazetarëve.

Shëndeti Publik Anglez (PHE) deklaroi se ”gjashtë raste të variantit në fjalë të zbuluar së pari në qytetin brazilian të Manaus janë identifikuar në Britaninë e Madhe, me tre raste në Angli dhe tre në Skoci./ATSH