Nuk ka më taksë me Shqipërinë

0
40

Në mbledhjen e dy qeverive, e mbajtur para dy ditësh në qytetin e Pejës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte premtuar se në gjashtë muajt e parë të vitit që po vjen, Kosova dhe Shqipëria do të përdorin një palë dokumente, pra sipas tij, nuk do të ketë kufi mes dy vendeve. Kjo siç ka thënë ai, nuk duhet merret kërcenim nga askush.

Tutje, ai kishte thëne se  shqiptarët nuk do të përdorin më Roaming mes vete dhe kjo, siç tha ai, është vendim i njëanshëm nëse nuk pajtohen të tjerët, shkruan OxygenPress.

“Meqë ata nuk duan që të jemi pjesë e marrëveshjes së tyre të Roamingut, ne bëjmë marrëveshjen tonë dhe brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova, kanë marrëveshjen e tyre të përbashkët dhe nuk ka më Roaming mes nesh. Shëndet dhe mirupafshim”, deklaroi Rama.

Rama ka folur për tarifën 100% për produktet serbe që e ka vendosur Kosova, ku kishte shtuar se  nuk do ketë tarifa mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Zero tarifa dhe zero barriera jo tarifore brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, nëse duhet ta bëjmë jemi këtu për ta bërë këtë, dhe jo të mblidhemi edhe një herë, sot është koha për të vënë tarifa 100% në veri dhe për 5të pasur tarifë 0% në jug të Kosovës”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë, se që nga marsi i këtij viti,  qytetarët janë detyruar të  paguajnë taksë për shfrytëzimin e Rrugës së Kombit, bazuar në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu