“Nuk e ki patjetër me kanë e zhveshur për me kanë e dëshirushme: Tërheqja asht në sjellje, jo në garderobë”

0
152

Çika t’dashura, po ju shoh kur kalojmë rrugëve të qytetit, nëpër markete, autobusë, dhe du sinqerisht me ju thanë: krejt jeni njisoj. Shtesa t’dyshimta të flokëve, një ton grim, pa stil. Çka jeni tu i ba vetes?

Nuk e ki patjetër me kanë e zhveshur për me kanë e dëshirushme: Tërheqja asht në sjellje, jo në garderobë. Bahuni vetja, kultivojeni origjinalitetin tuj.

Fitojini njerëzit me edukatën e dijen tuj, me aftësinë me dëgju dikë dhe n’mënyrë t’kulturume me diskutu.
Inteligjenca është tërheqëse, jo dekolteja. Mundesh me kanë e përthekume deri n’fyt e me kanë personi ma tërheqës në nji ambient.

Ajo që asht e butë dhe e bukur shumë shpejt mund të bahet e lehtë. Shoqëria këtë ma s’miri di me e shndërru.

Për krejt ato, të cilët n’kohë të vlerave të përmbysura, kanë mbet të njejta, e tu qenë kështu janë ba të ndryshme. Kjo letër u kushtohet krejt çikave t’qytetit që kanë me e gjet veten n’ta, me shpres se fëmijët tonë nji ditë kanë me u ba ma ndryshe..

Ato nuk mbathin taka, ato mbathin këpucë ma t’nalta..
Ato nuk i mbathin atletet pse janë moderne, po pse i kanë mbath qysh kur janë kanë fëmijë.
Ato nuk vnojnë buzëkuq, a RUZH e kuq munden me e përdorë në çdo rast, se buzët e i kanë në forëm e M-së, jo të O-së.
Nëse bajnë tatuazhe, e bajnë pse asht diçka personale, jo pse kjo ua rrit çmimin.
Nëse kajnë, kanë me kajt me nji film bardhë e zi, jo me kangat e Encës a me naj reality show.
Kur t’përhumben n’mendime, nuk kanë me i kafshu thojntë artificial, por majen e stilolapsit.
Ato nuk qeshin me gojën e mbyllur, ajo qeshin me za, sepse buzëqeshja e sinqertë dhe e natyrshme nuk ka çmim.
Ato nuk lujn, ato vallëzojnë, edhe atëherë nuk përziejnë, por lëshohen në ritëm.
Kur shkojnë në pushim, ato veshin rroba banje, jo qerpikë artificial edhe ma shumë kanë qejf dielli me ua djeg majen e hundës, sesa prapanicën nën llampë artificiale.
Ato në plazhë nuk përdorin pudër edhe ngjyra artificiale për fytyrë, por ngjyra për me ngjyros në gurë edhe me shkrujt kartolina.
Kur dojnë me kanë tërheqëse, n’vend maicave edhe fundave të shkurt, ato e veshin nji këmishë të bardhë të burrave.