Norvegjia me 1.4 milionë euro ndihmë për Kosovën

0
89

Qeveria norvegjeze po ndihmon Kosovën me fond prej 1.4 milionë euro, ndihmë kjo për angazhimin e stafit civil, që të jenë të përgatitur dhe të angazhuar për marrëveshjen e MSA-së.

Sot në Prishtinë, Norvegjia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Integrimit Evropian, për projektin përkrahës për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civil për zbatimin e MSA-së.

Projekti që arrin shifrën prej 1.4 milionë euro do të zgjasë nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Kosova duhet të ketë staf civil i cili do ndihmojë që të ketë njerëz profesionist në çështjen e zbatimit të marrëveshjes së MSA-së.

“Projekti zgjat tri vjet, 2019 – 2021, ndërsa buxheti i planifikuar është rreth 1,4 milion euro. Procesi i Integrimit evropian është kompleks dhe kërkon reforma thelbësore. Kapacitetet njerëzore, luajnë rol vendimtar, për këtë qëllim, ne kemi identifikuar një numër fushash prioritare për të ndërtuar kapacitetet tona për zbatimin e MSA-së dhe avancimin në proces”, ka shkruar në facebook Dhurata Hoxha, ministër e Integrimit Evropian në Kosovë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu