Nobelisti Mukwege: 20 vjet pas luftës asnjë i dënuar për dhunimet seksuale në Kosovë – mesazh negativ për viktimat

0
86

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në shënimin e 20 vjetorit të themelimit ka organizuar konferencë ndërkombëtare përmes së cilës është bëre adresimi i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018 Dr. Denis Mukwege.

Mukwege nga Kongo, deklaroi se gjatë ka pritur që të vijë në Kosovë dhe të takojë nga afër viktimat e torturës seksuale.

Sipas tij, 20 vjet pas luftës në Kosovë asnjë rast nuk është dënuar dhe për të ky është një mesazh negativ për të dhunuarat.

”20 vjet pas luftës në Kosovë asnjë rast nuk është dënuar dhe ky është një mesazh negativ për viktimat e dhunës seksuale. Të gjithë duhet t’i përkrahim ato gra që vuajnë në trupin e tyre. Drejtësia nuk e ka vetëm rolin e ndëshkimit, por ka rolin që të mos përsëriten gjërat dhe të intervenoj në shërimin e viktimave”.

”E përgëzojmë qeverinë kosovare për amendamentin që është bërë në ligjin e 2014-tes dhe falë QKRMT-së. Fal këtij ligji këto e kanë statusin e viktimës dhe tani mund të përfitojnë. Ju si gazetarë dhe ne si shoqëri duhet të përkrahim gratë dhe t’i inkurajojmë që ato që shkojnë në komision dhe për të treguar rastin”.

Ndërsa Drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti deklaroi se QKRMT, ka bëre çmos për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe sado pak janë munduar që zërat e heshtur të flasin e të tregojnë tmerrin e përjetuar duke përçuar mesazhin që të ndalet dhuna në konflikte anë e mbanë botës.

Rushiti u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë mbështetur qendrën që ajo e drejton dhe shfaqi bindjen se kjo konferencë ndërkombëtare do të thellojë marrëdhëniet e mira më shtete tjera anë e mbanë botës.

Ajo kërkoi më shumë mbështetje nga institucionet për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Kjo përmendi një të arritur që sipas saj të mbijetuarat e dhunës seksuale janë pjesë e ligjit për vlerat e luftës dhe marrin pension që nuk mund të jetë e mjaftueshme për te të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Ajo tha se drejtësia është ajo që kërkojnë këto viktima.

Feride Rushiti kërkoi tutje që institucionet e drejtësisë në vend të jenë më vigjilentë në arritjen e drejtësisë për këto viktima.