“No fake news”, platforma që identifikon lajmet e rrejshme në dobi të informimit të saktë të qytetarëve

0
64

No Fake News është iniciativë e lindur në kohë të pandemisë për të identifikuar lajmet e rrejshme dhe informuar qytetaret me 100% lajme të vërteta dhe pozitive.

Kompania e specializuar në siguri kibernetike FINDBUG, kontributin social ka vendosur ta jap në zhvillimin e verzionit beta të platformës së unifikuar që bënë të mundur identifikimi dhe raportimi i lajmeve jo të vërteta dhe vërtetësinë e lajmeve te dyshimta. Ide e zhvillimit te nje platforme ku raportohen lajmet e rreme ka lindur ne ngjarjen online të organizura nga Innovation Center Kosovo #hackthecrisiskosova .

Kjo platformë operon si makinë kerkuese ku përdoruesit mund të verifikojnë nëse lajmet që po ju servohen janë te sakta apo anasjelltas.

Në mënyrë që gjithësecili të kontriboj në këtë iniciative ekipi punues ka zhvilluar një formë ku përdoruesve u mundësohet të kontribuojnë duke raportuar lajme te dyshimta të cilat ju shfaqen gjatë fletimit në rrjete sociale apo kanale të tjera digjitale.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë duke shtuar se Covid-19 është i vërtetë.

“Ju lutemi ndiqni rekomandimet shëndetësore për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes. Vendosni maska për fytyrën, mbajeni distancën dhe lani duart tuaja për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Thuaju jo lajmeve të rreme.” ka postuar Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në përkrahje të kësaj platforme.

Nëse dyshoni në vërtetësinë e lajmeve mund të kuptoni nëse është i rremë në linkun e platformës më poshtë./OxygenPress.info

Ballina