Njoftim për ndeshjen Kosova-Malta

0
326

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja Kosova-Malta.

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët të cilët i kanë parkuar veturat përreth stadiumit, t’i largojnë ato. Siç njofton FFK, çdo veturë e mbetur aty do të konsifkohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

Ndeshja Kosova-Malta zhvillohet sonte prej orës 20:45, ndërkohë që dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” do të hapën prej orës 18:00./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu