Njoftim lidhur me biletat mujore të Trafikut Urban Prishtinë

0
180

Nga Trafiku Urban Prishtinë

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit publik, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka marrë vendim që transporti publik me autobusët e Trafikut Urban të jetë papagesë gjatë muajit dhjetor, andaj të gjithë ata që kanë blerë bileta mujore mos të kenë shqetësim sepse do të ofrohet zgjidhje sipas njoftimit në vazhdim:
– të gjithë ata që kanë blerë biletë mujore në kioskat e Trafikut Urban, sot me datë 30.11.2020, do t’u kthehen paratë aty ku e kanë blerë biletën,
– të gjitha ata qe kanë bileta mujore të vlefshme, do t’u kompensohen ditët e pashfrytëzuara kur të përfundon udhëtimi pa pagesë, atëherë do të vazhdohen.
Udhëtim të mirë dhe faleminderit për mirëkuptim!