Njihuni me Mrika Nikqin, 17 vjeçarja e parë e cila ka ngjitur majat më të larta në botë

0
149

Mrika Nikqi e ftuar në emisioni Oxygen së bashku me babain e saj Arianitin ka treguar për eksperiencat si  17 vjeçarja e parë në botë e cila ka ngjitur 7 majat më të larta.

“Unë gjithmonë kam qenë sportiste, kam ushtruar karate për 10 vite dhe kam qenë kampione e Kosovës. Apetitet veq më janë rritur ndër vite duke filluar nga ngjitja e maleve të Kosovës deri në majën më të lartë në botë, Everestin.” ka thënë Mrika.

Arianiti, babai i Mrikës i cili e ka shoqëruar Mrikën gjatë ekspeditave ka treguar për suksesin e Mrikës.

“Mrika është femra më e re në botë e cila ka ngjitur 7 majat më të larta të 7 kontinenteve në botë për 15 muaj” ka treguar Arianiti.

Babai i Mrikës tregon se alpinizmi ka edhe rreziqe dhe Mrika ka qenë në rrezik për jetë në një udhëtim.

“Mrika ka qenë duke më vdek para syve në majën e Hajlës në Pejë, ka rrëshqit dhe nuk e kujtoj si e kam tërhequr për çante, u shqetësuam shumë të dy dhe nga ajo ngjarje kurrë nuk ka ec prapa meje.” ka thënë ai.

Mrika ka treguar se si janë bllokuar në Antartikë për 12 ditë duke humbur kontaktin më të gjithë si pasojë e motit të këq.

“Kemi qenë të bllokuar në Antartikë për 12 ditë si pasojë e motit të keq dhe nuk kemi pas mundesi me pas kontakt me askënd. Kemi thy rekord sepse kemi qenë ekipi i parë i cili ka qëndru për 12 ditë sepse më së gjati kanë qenë për 4 ditë për aq edhe sa ka furnizime me ushqime. Pas ca ditësh humbi shpresa sepse mbaruan furnizimet e ushqimeve, temperatura ka qenë -40 gradë.” ka treguar Mrika.

Arianiti ka shpjeguar se eksperienca në Antartikë ka qenë e rrezikshme dhe nga i ftohëti i madhë ka rrezikuar që të humb hundën Mrika.

Mrika ka treguar se ata po planifikojnë të vizitojnë edhe maja të tjera edhe pse fillimet e tyre kanë qenë shumë të vështira si rezulatat i komenteve dekurajuse.

“Ka qenë me interes kombëtar suksesi i Mrikës pasi për të kanë respekt të veçantë komiteti i alpinistëve botëror.” ka treguar Arianiti duke falenderuar presidentin e Shqipërise Ilir Meta që u siguroi pasaportën e Shqipërisë me e arrit Mrika këtë sukses.

Alpinizmi sipas Arianitit kërkon shumë sakrificë.

“Alpinizmi ka edhe rreziqe, ndonjëherë duhet të kalosh edhe mbi kufoma që të arrish cakun. Mrikën e kam pa në situatat më të vështira që kam mujt me e pa ndonjëherë, në Everest është detyru më kalu mbi kufoma të përsonave që ndoshta kanë vdek dy ditë përpara për me kalu edhe me e arrit synimin e saj.” ka thënë Arianiti.

Mrika dhe Arianiti kanë kërkuar nga institucionet që të përkrahin sportistët pasi kanë treguar suksese gjithmonë.

“Të gjithë sportistët duhen me e pas përkrahjen institucionale sepse në sportet individale kemi treguar suksese gjithmonë por me bukë e lëng nuk mundesh me u ba kampion sepse je në konkurencë me një sportistë tjetër i cili i ka të gjitha. Mrikës i ka propozuar që në një kornizë të vendos flamurin e Kosovës dhe një shteti nga i cilit ishte ai person duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e ekspeditave por ne normal që nuk e kemi pranu dhe nuk jam aspak i penduar” ka thënë Arianiti.

Arianit dhe Mrika Nikqi, rekordet e tyre ia dedikuan Kosovës dhe Shqipërisë duke i dërguar dy flamujt në 7 majat më të larta të botës./oxygenpress.info