Njihuni me fshatin më të ftohtë në botë

0
467

Oymyakon është një fshat në Rusi me numër të vogël banorësh.

Ky vend njihet si fshati më i  ftohtë në botë.

Më 6 shkurt të vitit 1933 ky fshat regjistroi temperaturën më të ulët në hemisferën veriore. Temperaturat e regjistruara ishin -67.7 gradë celsius. Ky fshat për shkak të temperaturave të ulëta ka marrë emrin “Poli i ftohtë i veriut”.

Fytyra e pambrojtur e një personi mund të ngrijë në pak sekonda, madje edhe nga një erë e rastësishme. Është aq ftohtë sa edhe qerpikët ngrijnë. Edhe merkuri në termometër ngrinë.

I ftohti ekstrem nuk e ka ndaluar jetën, njerëzit këtu duket sikur kanë arritur një kompromis me natyrën. Besoni ose jo, ata vazhdojnë me përditshmërinë e tyre duke shkuar në punë apo në shkollë.

Veturat nuk ndizen kur ka borë, kështu që njerëzit detyrohen të dalin në këmbë.

Përveç kësaj fshati ka një treg shumë aktiv, ku njihet për peshkun e freskët, dhe më e mira është që nuk keni nevojë ta fusni në frigorifer.

Banorët vendas gëzojnë ajër dhe ujë të pastër, bëjnë një mënyrë jete aktive dhe ushqehen shëndetshëm.

Dieta e tyre kryesore përmban peshk, mish dhe produkte të qumështit.

Ata e kompensojnë mungesën e frutave duke mbledhur manaferra të egra.

Në fshat, uji në lumin Oymyakon nuk ngrihet. Por kjo nuk është rezultat i magjisë, toka këtu është ngrirë në mënyrë permanente në një thellësi prej 1500 metrash, nën presionin e tokës së ngrirë, uji del në sipërfaqe.

Në gjuhën e popullit vendas, Tungus, “oymyakon” do të thotë “lumi i pa ngrirë” ose “vendi ku peshku kalon dimrin”.

Në këtë vend pavarësisht temperaturave të ulëta nuk ka erëra të forta dhe moti është kryesisht me diell./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu