Njihuni me fotografin e botës së egër Arian Mavriqin, dhe këshilla e tij ndaj të rinjve

0
203

Nuk e thonë kot se një fotografi flet apo e ka peshën e 1000 fjalëve. Ajo përmbledhë momentet më të ndryshme e të rëndësishme të njerëzve, kafshëve, objekteve të ndryshme dhe është pjesë e pandashme e jetës sonë. Nuk është e thënë të jesh fotograf me profesion për të bërë fotografi, mjafton ta kesh hobi apo pasion për të shkrepur fotografi të bukura.
Për dallim nga dekadat e fundit, që fotografi kanë bërë shumica vetëm në njerëz, sot fotografia përdoret nga profesione të ndryshme, si ato arkitekturore, mode, peizazhe, botën e egër e me qindra mijëra arsye të tjera.

Sot kemi zhvilluar një intervistë me fotografin e njohur kosovar, që promovon natyrën dhe botën e egër të Kosovës nëpër botë, Arian Mavriqi. Ariani ka fituar çmime të rëndësishme në botë me fotografitë që i ka shkrepur në vendin tonë, duke u bërë ambasador i vendit përmes fotografive.

Arian, që nga cila moshë e ke vërejtur se të pëlqen fotografia dhe kur ke filluar të merresh me të?

Ariani: Me fotografi kam filluar të merrem qysh në vitin 2012, edhe pse kisha pasion shumë natyrën dhe botën e egër në atë kohë. Para luftës nuk kisha mundësi t‘i dokumentoja pasi që nuk kisha aparat, dhe në momentin që mu dha mundësia e pare unë fillova ti dokumentoj sidomos pjesëtarët e faunës me fotografi edhe gjithashtu peizazhet që na rrethojnë duke e ditur se njerëzit e këtij vendi kanë nevojë shumë më shumë ta njohin këtë vend dhe bukuritë që na rrethojnë.

Sa ka qenë i vështirë fillimi për ty si fotograf në vite kaq të hershme, a keni pasur ndonjë lloj përkrahjeje nga rrethi juaj?

Ariani: Fillimi ishte i vështirë sepse unë fillova karrierën me një telefon celular Samsung Galaxy S4 dhe nuk kisha mundësi ti dokumentoj shumë sidomos shpezët në fluturim, derisa mu dha mundësia ta blej një aparat dhe të filloj një epokë të re të fotografisë e që quhej „Epoka e WILDLIFE PHOTOGRAFY“ në Kosovë dhe më gjerë. Përkrahje kam pasur morale dhe disa miq më kishin përkrahur edhe me mjete apo aparature adekuate të cilët i falënderoj jashtëzakonisht shumë dhe u jam mirënjohës për tërë jetën, ndërsa sa i përket Qeverive Lokale dhe Qendrore nuk kisha asnjë lloj ndihme.

Cilat janë çmimet më të rëndësishme për ty që i ke fituar?

Ariani: Çmime që kam marr janë të shumta, më i rëndësishmi është çmimi vendi i parë në Shqipëri në garën „Wikilove Monuments“, garë kjo e organizuar nga fondacioni Wikimedia dhe unë zura vendin e parë me foton e Butrintit në Shqipëri, ndërsa vendin e dytë në Kosovë, dhe isha fatlum që zura vendin e 20-të në Botë nga më shumë se 100 shtete konkurrente.

Sa ka ndikuar fotografia në jetën tuaj personale?

Ariani: Në jetën personale ka ndikuar mjaft, tash çdo gjë e shoh me syrin artistik dhe thuajse nuk dal nga shtëpia pa aparat fotografik sepse nuk dua ta humb asnjë mundësi te momentit.

Përshkruaje fotografinë më të suksesshme tënden dhe si e keni pritur suksesin?

Ariani: Fotografitë e mia më të suksesshme janë dy, ajo e cila kam realizuar ne fshatin Koretin të Kamenicës, i cili është komentuar nga gjigandi i Kompanisë Microsoft Windows. Suksesi tjetër i madh në karrierën time mund te quaj dhe fotografimin i shqiponjës të llojit „ospray“, e cila është peshkngrënëse, ndjehem me fat që kam qenë personi i parë në Kosovë që kam mundur ta fotografoj këtë lloj i cili nuk ekziston në të dhënat shtetërore se është parë më herët në vendin tone, fotografia është shkrepur në vitin 2018 në Badovc.

Intervistuesi:Po nga shteti I Kosovës a keni pasur përkrahje si “Ambasador I vendit”?

Ariani: Po, tash kemi një mbështetje për t’u përshendetur nga Presidenca e Kosovës të cilët i falemnderohem shumë, si dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës që më mbështeti me aq sa kishin mundësi. Po ashtu dua ta falemderoj Ambasadën e Kosovës në Londër që më mundësoj një ekspozitë të fotografisë, vecanarisht ish Ambasadoren Heroina Telakun.

Intervistuesi: Çfarë këshille do I jepje të rinjve të vendit për të ndjekur ëndërrën e tyre si fotograf?

Ariani: Këshilla ime është të mos ndalen së ekspolurari për këtë vend me gjithçka çka kanë mundësi të fotografojnë, me telefon aparat apo kamera te cfarëdo lloji sepse talenti i secilit duhet të filloj nga dicka e vogël per t’u bë shumë e madhe, te këshillohen me arstite me përvojë dhe të pyesin pa hezituar sepse pyetja është flori./Kosova.info