Njeri – poezi nga Xhejlane Tërbunja

0
1233

Veshi teshat ma t’bukra që i ki n’dollap zemër,

Qite parfumin ma t’shtrejt’ që e ru’n për rastet e veçanta,

Por n’fund të ditës faqen kur e takon me jastëk e qerpik’t t’palohen, ki me fjet’ qashtu si çdo lypsar.

Qite gishtin n’hartë e thuj ku po don me shku,

Shëtite krejt botën zemër.

Por n’fund të ditës sytë e tu kanë me dasht me i pa veç pamjet që ta majn’ ngrohtë shpirtin.

Ha ushqimet ma t’shëndetshmet, ma interesantet , ma t’shtrejtat, ma t’shijshmet e ato që nuk e din as qysh shqiptohen e çka janë, zemër.

E , n’fund t’ditës e kupton që e ke m’ush barkun, por dhimbjen e shpirtit bosh ki me e n’i nisoj si ata që barkun that’ e kanë.

Flej n’hotelet me numrin ma t’madh t’yjeve ku kane fjet’ “t’pavdekshmit” e k’saj bote, zemer

Por rahatinë e andrrave nuk e gjen n’krejt puplat e patave ma t’bukra t’botës… Prandaj t’du njeri,

sepse n’fund të ditës krejt jemi njisoj n’mrendi.

 

Xh.Tërbunja