“Një vit përkujdesje dhe tretman për nënën e Cufës që po fiton betejën ndaj kancerit të gjirit”

0
212

Nga Agon E. Zhinipotoku

Sot, u bën një vit përkujdesje dhe tretman për nënën e Cufës që po fiton betejën ndaj kancerit të gjirit

Teta Mevlide preku çdokënd kur u publikua lajmi nga gazetari ferizajas z.Besim Idrizi dhe kameramani Agron Misini si rast që kërkon ndihmë për shërim. Menjëherë e mora përsipër rastin e saj me të gjitha shpenzimet që i duhen. Nana e Cufës që e njohim të gjithë dita-ditës është përmirësuar dukshëm duke shkuar drejt shërimit të plotë.
Kemi kaluar 23 terapi në repartin e Onkologjisë në Prishtinë, e na kanë mbetur edhe 6 terapi deri në përfundim (edhe 21 javë gjithsejt). Kemi kaluar shumë rrugë e pritje kolonash, ftoftë e diel, ditë e natë, por më në fund kemi arritur deri këtu, me besimin e madh në Zot që vetëm Ai bën mrekullira dhe me një vullnet të pashoq se do të bëhet mirë.

Falenderim të gjithëve që më kanë përkrahur duke më dhënë kurajo për punën humanitare që bëj, madje një gruas i kemi dhënë pagë mujore që ka qenë për tre muaj kujdestare e saj, kur e kishte gjendjen e rëndë në fillim nga plaga dhe terapia e rëndë. Shyqyr Zotit kaloi ajo sfidë, duke falenderuar pamasë Dr.Fitim Selimin nga Lipjani dhe Dr.Ibrahim Sejdiu nga Ferizaj që më kanë kuptuar dhe ndihmuar aq shumë, e që ishin të shumta kontrollet e tyre ndaj saj dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre këtë familje me dhimbje të shumta.

Zoti na faltë dhe na udhëzoftë ditë e më shumë për vepra të hajrit dhe të gjithë ata që ndihmojnë ata që kanë nevojë.

Sot, veshëm maicat të dy për t’u senzibilizuar me kampanjën për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe së bashku do të jemi në marshin që do ta organizojmë në Ferizaj këtë fundmuaj.

Nuk kam shumë, ama e di çka është mos me pas, aq thellë e kuptoj këtë dreq sëmundje të kancerit dhe e ndjejë shpirtërisht ballafaqimin me të.

……dhe ti vazhdo të bësh mirë sa të mundesh, Zoti ynë është dëshmitar për të gjitha, besojeni🤲