Një vend si në përralla

0
409

Me miliona vjet vullkanet e kanë bërë punën e tyre në Anadolli, njëri nga vendet e para të civilizimit botëror.

Mijëra vjet pas saj ishin erozioni, uji, shiu dhe era që krijuan peisazhin përrallor të Kapadokias, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota.

Peisazhi i pabesueshëm i rajonit është formuar nga lava i një vullkani të gjallë, në të cilin vendasit kanë krijuar shtëpitë, kishat dhe shkollat e tyre.

Kapadokia  ndodhet në pjesën qendrore të Turqisë. I gjithë rajoni është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë, të cilat janë për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët ndërtojnë banesa, strehimore etj.

Ky është qyteti nëntokësor tremijë vjeçar në Turqi,   i  ndërtuar në një thellë  75 metra, në të cilën mund të jetojnë deri në 20 mijë  njerëz.

Qyteti është zbuluar rastësisht gjatë një ristrukturimi në Kapadokia, në rajonin turk  të Anatolisë qendrore. Kapadokia ka rreth 400 tempuj në kompleksin e shkëmbinjve, dhe besohet se këtu kanë jetuar të krishterët e parë, gjithashtu supozohet se Kapadokia është vendlindja e Shën Gjergjit.

Zona ka shumë për të ofruar nëse dalim nga zona e monumenteve natyrore dhe historike. Këtu janë depozitat e pasura të oniksit të gurit gjysmë të çmuar – është i njohur në 12 ngjyra, shtatë prej të cilave gjenden në Kapadokia. Si rezultat, turistët mund të blejne bizhuteritë unike të punuar me dorë në tregjet lokale.

Kapadokia njihet edhe si rajoni i verës. Yurgup është qyteti që është popullor me turistët e verës, qilima të punuar me dorë, disko dhe bare në shkëmbinjtë që ofrojnë përvoja të pabesueshme.

Avanos është një qytet i njohur për veprat e qeramikës së artizanëve. Ata përgatisin balte nga depozitat e lumit më të gjatë në Turqi – Lumi i Kuq ose Cuzlarmak.

Këtu do të gjeni qytete nëntokësore, formacione mahnitëse shkëmbore dhe një nga aventurat më emocionuese në planet – një udhëtim me airbalon mbi peisazhin unik.

Për këto arsye Kapadokia qëndron sipër dhjetëra qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë. Numri i sakte i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi.

Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit, dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.

Formacione gjeologjike të një bote tjetër, kisha dhe manastire të gdhendur në gur ranor të butë dhe një popull i varfër, por i qeshur dhe mikpritës, me një fjalë Kapadokia.

Peisazh i cili të kujton një tjetër planet, nje pllajë e madhe e mbushur me kanione dhe hendeqe të pafund me gurë të çuditshëm, të gjitha këto janë të panumërta, në forma të çuditshme dhe qëndrojnë aty për shekuj me rradhë.

“Peisazhi hënor i Turqisë”, siç e quajnë, është parajsa e gjeologut.

Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona. Transporti romantik dergon turistë deri në 800 metra lartësi në agim, duke siguruar pamje të mrekullueshme dhe kujtime për jetën.Çdo mëngjes, në ora 5, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh deri në fund të jetës.

Fluturimi një orësh, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh. Për ta përjetuar këtë fluturim, duhet ta mposhtim ndjenjën e frikës. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra.

Sot, Kapadokia  është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe ofron turistëve një kompleks unik të muzeve të hapura.

Ky spektakël gjeologjik me tunele sekrete është një atraksion turistik i jashtëzakonshëm që duhet vizituar së paku një herë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu