Një shofere e autobusit shpëton një fëmijë, i cili po ecte rrugës zbathur (Video)

0
79

Një video në rrjetet sociale, është bërë virale, ku në të shihet momenti kur një shofere e autobusit u ndal për të shpëtuar një vajzë të zbathur.  Fëmija endej në një mbikalim të autostradës, në temperatura të ftohta, transmeton OxygenPress.

Videot e sigurisë të vendosura në autobus tregojnë sesi shoferja e quajtur, Irena Ivic e ndaloi autobusin dhe doli me vrap për të shpëtuar fëmijën.

Pasi e solli të voglin brenda, një pasagjere hoqi pallton e saj për ta mbuluar fëmijën që po dridhej nga të ftohtët.

Irena thirri policinë dhe zjarrfikësen. Në momentin që ata erdhën fëmija ishte duke fjetur në prehrin e shoferes./OxygenPress.info