Një rrugë komunikimi mes dy Koreve, për herë të parë pas 14 vitesh

0
250

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut njoftoi sot rivënien në funksion të një rruge komunikimi, në kufirin midis dy shteteve, për herë të parë pas 14 vitesh, veprimi i fundit i një klime pajtimi mes dy shteteve fqinje.

Rruga e paasfaltuar nuk del jashtë Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) që ndan gadishullin. Ajo do t’i shërbejë vitin e ardhshëm operacioneve të përbashkëta për të gjetur eshtrat e viktimave të Luftës së Koreve (1950-1953).

Dy shtetet kanë ndërtuar secili një pjesë të kësaj rruge në rajonin Cheorwon, thuajse gjysmën e rrugës midis dy Koreve në DMZ, shkruan Atsh.

Ky është një prej angazhimeve të marra nga presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, gjatë samitit të tyre të tretë në Phenian në shtator./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu