Një person në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Kosovë, 6 të tjerë me oksigjenoterapi

0
46

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 3 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me Covid 19 është si vijon:
• 36 raste janë në gjendje stabile,
• 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Pacientja në kujdesin intensive, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.
(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)