Një palë Nike shiten për 437 500 dollarë

0
58

Një nga modelet e para të këpucëve të sportit të prodhuara ndonjëherë nga prodhuesi amerikan i veshjeve sportive Nike u shitën të martën për 437 500 dollarë gjatë një ankandi online të organizuar nga Sotheby’s, një rekord botëror për atletet.

Modeli “Moon Shoe” ishte porositur për konkurrentët e skuadrave amerikane të atletikës për Lojërat Olimpike të 1972.

Rekordi i mëparshëm u shënua në 2017 nga një palë atlete të Converse Fastbreak që ishin veshur nga ylli amerikan i basketbollit Michael Jordan në finalen Olimpike të 1984 në Los Anxhelesit, që u shitën për 190 373 gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia e ankandeve SCP Auction.

”Blerësi është një biznesmen kanadez, Miles Nadal, i cili dëshiron të ekspozojë atletet në muzeun e tij privat në Toronto”, sipas një komunikate të publikuar të martën nga Sotheby’s.