Një muaj paraburgim për të dyshuarin që trafikoi vajzën me probleme mendore

0
135

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj të pandehurit H.B për shkak se dyshohet se e ka përdorur për prostitucion vajzën N.Xh, me të meta mendore nga Ferizaj.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, ku në rastin konkret i pandehuri që nga muaji shkurt e deri në nëntor në lokacione të ndryshme të qytetit të Ferizajt dhe Kaçanik, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur të dëmtuarën N.Xh, e cila është me aftësi të kufizuar mendore, ashtu që të njëjtën e ka mbajt në kontroll dhe e ka trafikuar tek persona të ndryshëm për qëllime seksuale në këmbim të parave, të cilat më pas i ka përvetësuar”, transmeton Klan Kosova.

Për këtë rast gjatë ditës së djeshme Klan Kosova ka raportuar se viktima N.Xh., është shtatzënë dhe nuk di të tregojë se nga kush mbeti me barrë dhe si e rrëmbyen.

https://klankosova.tv/vajza-me-probleme-mendore-shfrytezohet-seksualisht-nga-disa-persona-mbetet-shtatzene-video/