Një monolit shfaqet edhe në Kiev

0
358

Një monolit prej metali është shfaqur në kryeqytetin e Ukrainës, në kodrën Zamkova Hora.

Më herët, monolite të ngjashme u panë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rumani dhe Britaninë e Madhe.Monolitet që shfaqen në pjesë të ndryshme të botës kanë ngjallur interesin e opinionit, duke u paraqitur mendime të ndryshme rreth tyre.

Nuk dihet se si objekti metalik u transportua në kodrën e Kievit ose kush e vendosi atë, ndërsa disa media lokale kanë raportuar se kjo mund të jetë një reklamë për një operator të ri postar të Ukrainës./AA