Një milion vende pune më shumë se numri i të papunëve në SHBA

0
41

Hapja e vendeve të reja të punës po i tejkalofon shifrat e personave të papunë, në disa vende të ShBA-së.

Kjo po i vë në vështirësi bizneset kur bëhet fjalë për gjetjen e punëtorëve. Në anën tjetër, kjo gjendje po e inkurajon sistemin bankar t’i rrisë normat e interesit, pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike në nivel botëror.

Ekonomistët thonë se ndikimin më të madh në zvogëlimin e vendeve të punës do ta kishte rritja e konsiderueshme e pagave. Rritja e pagesës për orët e punës ishte në nivelin 3.2 për qind në muajin dhjetor, që nuk paraqet ndonjë ngritje të konsiderueshme./Shekulli/OxygenPress.info