Një milion fëmijë rrezikojnë të qëndrojnë jashtë në të ftohtë

0
55

Një milion fëmijë viktima të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikojnë të qëndrojnë jashtë në këtë të ftohtë, me ardhjen e dimrit dhe me mungesën e burimeve për t’i mbështetur ata, paralajmëron UNICEF.

‘’Nën presionin e konfliktit disavjeçar, zhvendosjeve dhe papunësisë, burimet financiare të familjeve mund të llogariten në zero”,  shprehet Geert Cappelaere, drejtori rajonal i UNICEF-it, duke vënë theksin se “ngrohja është thjesht e pamundur”.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët konfirmon ndër të tjera se po përballet me mungesën e financimeve deri në vlerën e 33 milionë dollarëve për të siguruar ndihmë humanitare për fëmijët përfshirë veshje dhe batanije, shkruan Atsh.

Shirat dhe i ftohti do të kenë më tepër ndikim tek ai kontigjent i cili jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija, kryesisht në kampe ose qendra banimi të mbipopulluara./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu